Ballina BOTA Pas largimit të kancelares Merkel, edhe kreu i CSU do të dorëzojë...

Pas largimit të kancelares Merkel, edhe kreu i CSU do të dorëzojë postin

Kryetari i Partisë Kristiansociale, CSU, dhe ministër i Brendshëm federal, Horst Seehofer do të dorëzojë vitin e ardhshëm postin si kryetar partie dhe atë si ministër.

Seehofer është shprehur se viti i ardhshëm do të jetë “viti i të rejave”, dhe se do t’ i dorëzojë të dy postet që mban, pas atmosferës së keqe në bazën e partisë.

Partia e tij akuzon Seehofer si përgjegjës për humbjet masive të partisë CSU, në zgjedhjet e landit të Bavarisë të mbajtura në muajin tetor. Atij po ashtu i është ngarkuar faji për grindjet e ashpra me partinë simotër, CDU, dhe kryetaren e partisë, kancelaren Angela Merkel pranverën e shkuar.