Ballina Aktualitet Pas juglindjes, dëbora mbulon edhe veriun

Pas juglindjes, dëbora mbulon edhe veriun

Pas rënies në juglindje reshjet e para të borës u regjistruan edhe në veri dhe mësohet se bora e parë ka mbuluar parkun Kombëtar të Thethit.

Pamjet janë magjepëse dhe bora e parë në këto anë është një magnet për turistët e natyrës.

Rrugët janë të hapura, dhe banorët e zonës turistike nuk raportojnë për problematika. Ndërkohë në juglindje reshjet e shiut po e shkrijnë borën e parë.

Rruga e Dardhës dhe fshatrave të tjerë turistikë raportohet se është e kalueshme pa probleme. Por gjurmët e dëborës janë ende të dukshme edhe në qytetin e Korcës.

Pjesa tjetër e vendit është e përfshirë nga reshjet e shiut të shoqërua me erë të fortë.