Ballina Showbiz Pas hitit me Elvana Gjatën, reperi mund të dënohet me 15 vite...

Pas hitit me Elvana Gjatën, reperi mund të dënohet me 15 vite burg

Reperi amerikan i njohur si Ty Dolla Sign që solli hitin “Off Guard” me këngëtaren Elvana Gjata para disa muajsh mund të jetë pranë burgosjes pasi është përfshirë në rrjetin e drogës.

Ai do të përballet me tre akuza të rënda, të cilat janë: posedimi i kokainës, posedimi i tetrahidrokanabidolit dhe kanabisit.

Nëse gjykata vendos ta shpallë fajtor, ai do të dënohet me 15 vite burg. Arrestimi i tij u realizua nga policët në Atlanta, të cilët gjetën drogë në çantën e tij. Ende nuk është përcaktuar data kur do dalë në gjyq.