Ballina Showbiz Pas 8 vitesh së bashku, çifti i famshëm vendos të martohet

Pas 8 vitesh së bashku, çifti i famshëm vendos të martohet

Ata janë në një lidhje prej tetë vitesh dhe kanë një djalë 18 muajsh së bashku. Rosie Huntington-Whiteley e Jason Statham më në fund kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Raportohet se çifti i famshëm do lidhë nyjë në një ceremoni romantike në Vitin e Ri.

Supermodelja dhe aktori do zhvillojnë ceremoninë martesore në shtëpinë e tyre në Hollywood Hills. Rosie solli në jetë djalin e tyre Jack Oscar në qershor 2017.

31-vjeçarja zuri vendin e tretë në listën vjetore të Forbes si modelja më e paguar në botë me fitime prej 13.5 milionë dollarësh në vetëm 12 muaj.