Ballina Showbiz Partnerja e Stresit flet për dhimbjen: Kur njerëzit të lëndojnë gjithmonë e...

Partnerja e Stresit flet për dhimbjen: Kur njerëzit të lëndojnë gjithmonë e më shumë

Për bashkëshorten e reperit të njohur Stresi, Keisi, kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë. Ajo po e përjeton me dhimbje largësinë nga partneri i saj, i cili është arrestuar prej tetorit pas akuzave për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë një bisede telefonike me “Aldo Morning Show”, javën e kaluar, Stresi i premtoi Keisit se do të dalë shumë shpejt nga burgu dhe i kërkoi që të jetë e fortë.

Së fundmi Keisi ka publikuar një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku bashkëngjitur saj shkruan: “Kur njerëzit të lëndojnë gjithmonë e më shumë, mendo për ta sikur të jenë letër smerile. Mund të të gërvishtin dhe të të lëndojnë pak por në fund, ti mbetesh e pastër dhe ata të panevojshëm”.

Keisi beson në pafajësinë e bashkëshortit të saj dhe gjithnjë e më shumë publikon foto e video nga koha kur kanë qenë bashkë.