Ballina LAJME PD, Spaho: Të arrestohet menjëherë Vangjush Dako për krimin elektoral

PD, Spaho: Të arrestohet menjëherë Vangjush Dako për krimin elektoral

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat ndaj kryebashkiakut durrsak Vangjush Dako, duke kërkuar deri edhe arrestimin e tij për krim elektoral. Në një dalje për mediat nga selia blu, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, tha se Dako duhet të arrestohet pa vonesë për krimin elektoral të blerjes së votave nëpërmjet bandave.

“Çdo ditë në liri, ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama. Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi,” – tha Spaho.