Ballina LAJME Partia Demokratike, ja pse Vangjush Dako duhet të arrestohet

Partia Demokratike, ja pse Vangjush Dako duhet të arrestohet

Partia demokratike ka sulmuar kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako në lidhje me dosjen e cila ka bërë bujë “339.”

Përmes një reagimi publik, deputetja e Partisë Demokratikë Albana Vokshi tha se Dako “është autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit.”

Po ashtu, në emër të PD-së ligjvënësja e djathtë kërkoi arrestimin e kryebashkiakut, duke e akuzuar atë se manipuloi dëshmitarët me ndihmën e kryeministrit Edi Rama

“Dosja “339” që Edi Rama po e mban te kyçur në sirtarët e Prokurorisë është prova që çon në burg Vangjush Dakon si autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat.
Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës. Dosja “339-a” është faktimi i asaj që panë vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, kur raportuan se vota në Shqipëri u ble, se qytetarët nuk votuan të lirë dhe votuesit u kërcënuan dhe u shtrënguan nga bandat, siç është rasti i Durrësit.
Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg,” –ka përfunduar deklarata e deputetes Albana Vokshi