Ballina Aktualitet Parlamenti Holandes kërkesë qeverisë: Votoni kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me...

Parlamenti Holandes kërkesë qeverisë: Votoni kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE

Parlamenti holandes ka votuar një mocion i cili i kërkon qeverisë të votojë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Sipas mediave holandeze, mocioni u propozua nga deputeti i Kristian-Demokratëve, Pieter Omtzigt dhe dy parti e tjera të koalicionit qeveritar të përfaqësuar nga Anne Mulder e partisë ” Freedom and Democracy” dhe Nico Drost, i “ChristenUnie”.

Sipas tyre, Shqipëria nuk ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe i bëjnë thirrje ekzekutivit Holandës që të mos pajtohet me propozimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave. Ky vendim nuk është përfundimtar. Ashtu si kurse në rastin e rikthimit të vizave, është qeveria holandeze ajo që thotë fjalën e fundit. Ndërkohe mesa duket vendimin përfundimtar për hapjen e negociatave për Shqipërinë, Holanda do t’ia lerë në dorë Francës.

Kjo në kuadër të bashkëpunimit mes partisë së Presidentit Francez, Manuel Macron  dhe Partisë së Kryeministrit Holandez Mark Rute, të cilat radhiten në krahun liberal në parlamentin e ri Europian të dalë nga zgjedhjet e 26 majit 2019. Deri tani presidenti Makron ende nuk do është shprehur nëse do të mbështesë Shqipërisë ose  jo. Komisioni Europian më 29 maj rekomandoi çeljen e negociatave pët Shqipërinë, teksa edhe dje president i Komisionit Europian Junker në krah në Ramës në Bruksel i kërkoi Bashkimit Europian të hapë negociatat për Shqipërinë

Sipas informacioneve të medias në Bruksel, çështja që ka lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk do diskutohtet fare në mbledhjen e radhës të parashikuar në fund