Ballina LAJME Parlamenti Evropian, eurodeputetja Fajon: BE ka dështuar me Kosovën

Parlamenti Evropian, eurodeputetja Fajon: BE ka dështuar me Kosovën

Parlamenti Evropian ka diskutuar rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe mes diskutimeve të eurodeputetëve ka pasur dallime të qarta në qëndrimet e tyre për këtë çështje.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Tanja Fajon, ka thënë se Bashkimi Evropian ka dështuar që të realizojë premtimet e tij ndaj Kosovës. “Rritja e radikalizmit nuk ka të bëjë me kufizimin e udhëtimit sidomos për të rinjtë dhe për qëllime të vizitave. Mirëpo, rritja e radikalizimit mund të jetë rezultat i izolimit të Kosovës dhe dëshprimit pasi BE ka dështuar të realizojë premtimin e saj,” – është shprehur eurodeputetja Fajon.

Ajo ka theksuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e vëna për përfitimin e liberalizimit të vizave. Pas këtyre diskutimeve, Parlamenti Evropian pritet të votojë sot për hapat e ardhshëm të këtij procesi.