Ballina BOTA Paris, sërish protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit

Paris, sërish protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit

Policia e Parisit ka përdorur gaz lotsjellës dhe uji me presion për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë nisur protestat prej dy javësh kundër rritjes së çmimeve të karburantit.

Përplasjet shpërthyen në Champs-Elysées pavarësisht kordonit policor perreth zonave të ndjeshme në qendër të kryeqytetit francez.

Rreth 280 000 vetë morën pjesë në protesta në më shumë se 2 000 zona te ndryshme në Francë të shtunën e kaluar kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Organizatorët e quajtën protestën e sotme si akti i dytë në fushatën e tyre te mosbindjes.

Tensionet e sotme u shkaktuan kur protestuesit goditën policët me shishe uji duke nxitur reagimin e autoriteteve të rendit. Sipas mediave të huaja, në protestë u përfshinë edhe grupet e ekstremit të djathtë të cilët provokuan policinë me aktet e tyre të dhunshme.