Ballina BOTA Paris, mbahet eventi më i rëndësishëm ndërkombëtar i fotografisë

Paris, mbahet eventi më i rëndësishëm ndërkombëtar i fotografisë

“Paris Photo 2018”, eventi më i rëndësishëm ndërkombëtar dedikuar fotografisë do të mbahet në “Grand Palais Paris”, nga data tetë deri në 11 nëntor.

Eventi do të mirëpresë edicionin e 22 të shfaqjes së madhe, ku do të marrin pjesë 166 galeri nga e gjithë bota dhe 31 editorë ndërkombëtarë.

“Paris Photo 2018” do të paraqitet gjithashtu si një rast i mirë për të vizituar vende klasike të fotografisë pariziene, dhe një nga të rejat e këtij edicioni do të jetë seksioni “Kuriozitet” nga shkrimtarja Martha Kirszenbaum, e cila do t’i prezantojë publikut një përmbledhje imazhesh erotike, që reflektojnë temat mbi marrëdhëniet e pushtetit, të dominimit dhe çështjeve që kanë të bëjnë me natyrën e këtij lloji.