Ballina BOTA Paris, makinat e së ardhmes, shfaqen modelet më inovative

Paris, makinat e së ardhmes, shfaqen modelet më inovative

Ekspozita concept car dhe automobile design në Paris, prezanton modelet më inovative të automobilëve në botë në një show që i dedikohet tërësisht makinave të së ardhmes.

“Që të jem i ndershëm, në të tilla panaire, prototipet e së ardhmes janë shpesh yjet e spektaklit. Kjo është një nga arsyet përse ne vendosëm t’ia dedikonim ekspozitën tërësisht atyre, sepse ato përfaqësojnë esencën e talentit të prodhuesve të makinave dhe se si ata e parashikojnë të ardhmen e makinave të tyre,” – tha Remi Depoix, president i International Car Festival.

Bugati, Ferrari, Reno por dhe Peugeot sjellin një panair mahnitës për vizitorët. Ata thonë se ky është një shans për të parë makina që ndoshta nuk do të bëhen asnjëherë të tuat por që janë me të vërtetë kryevepra.

Shumë prej vizitorëve në ekspozitë janë të dhënë pas makinave klasike, atyre me motorë të mirë e të fuqishëm, komode pse jo. Sidoqoftë, të gjithë janë të një mendimi, duhet të përshtatesh me kohën.

Top Channel