Ballina Politikë Paris, lufta dhe paqja bashkojnë presidentët e Ballkanit

Paris, lufta dhe paqja bashkojnë presidentët e Ballkanit

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pasur një takim edhe me homologët e tij të Kroacisë dhe Malit të Zi, ku ka gjetur rastin të publikojë dhe një foto nga ky moment, në ceremoninë për 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Si gjithmonë një takim i përzemërt: Tre vende shumë mike, marrëdhënie të shkëlqyera, me vizion të përbashkët për të ardhmen, të vendosura në qëllimet e tyre euroatlantike dhe rajonale. Faleminderit presidente Kolinda Grabar-Kitarovic dhe president Milo Đukanović.🇦🇱🇭🇷🇲🇪,”- shkruan presidenti Meta duke i cilësuar si tre vende mike, me vizion të përbashkët për të ardhmen,

Tre vende mike, me vizion të përbashkët për të ardhmen, thotë Kreu i Shtetit duke falënderuar Kitarovic dhe Dukanovic.