Ballina Aktualitet Paris, ikonat shqiptare ekspozohen në selinë e UNESCO-s

Paris, ikonat shqiptare ekspozohen në selinë e UNESCO-s

Ekspozita “Një dritare në trashëgiminë kulturore” hapet sot në selinë e UNESCO-s në Paris dhe në këtë ekspozitë do paraqiten ikona të cilat janë vlerë e trashëgimisë tonë.

Kjo është një ngjarje jo vetëm për vendin, por dhe për organizatën ndërkombëtare të UNESCOS-s.

Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro është shprehur se Shqipëria në 60 vjetorin e anëtarësimit të saj në UNESCO shpalos sot një nga vlerat e saj të rralla, një udhëtim fantastik në artin bizantin e postbizantin, me elegancën historike mes orientit dhe oksidentit.

Shqipëria pas 60 vjetësh të anëtarësimit në UNESCO nuk është më thjesht pjesëmarrëse por kontribues në ruajtjen e trashëgimisë botërore.