Ballina Showbiz Paris Hilton i jep fund fejesës me aktorin amerikan

Paris Hilton i jep fund fejesës me aktorin amerikan

Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton ndahet nga aktori amerikan Chris Zylka. Sipas revistës People, ka qenë 37-vjeçarja ajo e cila ka marrë iniciativen të heqi dorë nga kjo lidhje që nisi në janar të 2018-s.

Ata janë ndarë disa javë më parë. Lidhja e tyre po rritej me një shpejtësi të madhe dhe ajo e kuptoi që kjo gjë nuk ishte e duhura për të. -ka treguar një burim për revistën People.

Tani Paris është shumë e fokusuar tek karriera e saj dhe po udhëton nëpër botë duke promovuar produktet e lëkurës dhe parfumet e saj. Paris ka treguar se ajo dhe ish i fejuari i saj pavarësisht ndarjes kanë mbetur miq të mirë.