Ballina BOTA Paris, Franca i kërkon ndjesë presidentit Vuçiç dhe Serbisë

Paris, Franca i kërkon ndjesë presidentit Vuçiç dhe Serbisë

Ambasadori francez në Beograd Frederic Mondoloni i ka kërkuar falje një ditë pasi  presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç mori pjesë në ceremonitë e zhvilluara në Paris me rastin e 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore, bashkë me dhjetëra liderë të tjerë botërorë.

Kërkesa e ndjesës erdhi si pasojë e zemërimit të Vuçiç për mënyrën si është trajtuar gjatë shënimit të 100-vjetorit.

Nuk mund të besoja se çfarë po shihja para meje, duke e ditur sakrificën e popullit serb në Luftën e Parë Botërore,”- u shpreh Vuçiç pasi në ceremoni, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë afër liderëve të Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa Vuçiç ka qenë i ulur në anën përballë.

Ambasadori francez ndërkohë tha se përcaktimi i vendeve në ceremoninë e Parisit ka qenë një gabim i pamenduar dhe i ka kërkuar Vuçiçit dhe popullit serb ndjesë.