Ballina BOTA Paris, Ermonela Jaho shkëlqen në Traviatën e Verdit

Paris, Ermonela Jaho shkëlqen në Traviatën e Verdit

Ermonela Jaho shkëlqeu në Traviatën e Verdit, duke elektrizuar Operën e Bastijës, në Paris e duke marrë nga shtypi vendas ”Toute la Culture” vlerësimet më të mëdha.

Duke mishëruar aq mirë personazhin e Violetës sa mund të thuhet se së bashku me Madame Butterfly, janë absolutisht të preferuarit e saj, solli një triumf shpërthyes të cilin e ndau edhe me dy kolegët e skenës Charles Castronovo dhe Ludovic Tézier.

Zëri i Ermonelës përshkruhet si një përzierje force dhe brishtësie që ka magjepsur të pranishmit, një interpretim që siç thotë shtypi francez, do t`i bënte dhe gurët të qanin.