Parashikimi për javën që vjen, ja si pritet të ndryshojë moti

227
SH.M.U informon rreth parashikimit të motit për javën që presim përpara!
Pas disa ditësh me mot të qëndrueshëm me diell dhe vranësira kalimtare, java që presim përpara na rezervon tjetër tablo ndryshe sa i përket parashikimit të motit. Kjo pasi vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Në mënyrë të përmbledhur duke nisur nga dita e Hënë deri dhe ditën e Enjte në të gjithë territorin do të mbizotërojë moti i vranët por hera-herës dhe në kohë afatshkurtër nuk do të mungojnë intervalet me diell.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.
Edhe ditën e Premte moti do të jetë i vranët por intensiteti i reshjeve bëhet mesatar në një pjesë të madhe të vendit ndërsa në zonën e veriut intensiteti deri i lartë.
Nessuna descrizione della foto disponibile.