Parashikimi i motit për sot

30

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rwnie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 11°C në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 25°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05°C në 16°C dhe në zonat e ulëta nga 08°C në 19°C.