Parashikimi i motit për javën!

23

Ndërkohë që vjeshta është drejt fundit, moti bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm. Pas shumë ditëve me diell e temperatura tipike të vjeshtës, duket se do të rikthehen reshjet e shiut.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, që prej mbrëmjes së sotme e deri në mesditën e së martës, një sistem frontal do të përshkojë vendin. Kjo do të sjellë reshje shiu e rrebeshe në pjesën perëndimore dhe atë bregdetare, përkohësisht me shkarkesa elektrike.

Më tej në vend do të ketë kryesisht vranësira e kthjellime, por në veriperëndim e veri të vendit hera-herës do të rikthehen shtrëngatat e shiut me rrufe të izoluara.

Gjatë kalimit të frontit dhe gjatë së enjtes parashikohet erë kryesisht jugore, e cila do të jetë e vrullshme me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe në momentet me shtrëngata. Kjo do të sjellë det të trazuar të forcës 5 dhe 6 ballë.

Temperaturat do të ndikohen kryesisht nga era e ngrohtë jugore si në tabelën më poshtë.