Parashikimi i motit për javën që vjen!

63

SH.M.U informon në lidhje me parashikimin e motit për javën që vjen.

Sa i përket javës që presim përpara nuk do të jetë më nevoja të mbajmë çadrat me vete.

Në këtë mënyrë duke nisur nga dita e Hënë (nesër) e deri ditën e Premte moti do jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.

Ajo që vlen për tu theksuar për këtë javë janë temperaturat e ulta dhe të ftohta të mëngjesit të cilat në relievet malore do të jenë kryesisht në vlera negative.

Sa i përket erës, ajo do të jetë intensive dhe e fortë vetëm ditën e nesërme me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi e cila do të arrijë deri në 20-25m/s kryesisht përgjatëvijës bregdetare. Më pas duke nisur nga dita e Martë e deri në fund të javës era do të fryjë e qetë.