Parashikimi i motit për javën që vjen! Si do të trokasë Viti i Ri 2021?

170
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se kjo javë parshikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Reshjet e shiut do të jenë prezente gjatë gjithë javës me përjashtim të ditës së premte ku moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët.
Në larësine mbi 300 metra në verilindje dhe mbi 800 metër në juglindje dhe lindje reshjet do të jënë në formën e dëborës.
Dita e fundit e viti 2020 parashikohet të jetë e vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar, në pasdite gradulisht reshjet do të humbasin intensitet duke marrë karakter lokal.
Dita e parë e viti 2021 parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë.
Temperaturat e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila ditën e hënë dhe ditën e martë do të jetë më intensive ku në zonën veriore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës parashikohen stuhi ere me shpejtësi deri në 20-28m/sek.
Nessuna descrizione della foto disponibile.