SH.M.U njofton në lidhje me parashikimin e motit për javën që vjen.
E përmbledhur në një fjali, java që presim përpara pritet të jetë një javë “normale” ose “tipike” e kësaj periudhe me ditë me mot me diell si dhe ditë me mot të vranët dhe reshje shiu.-njofton SH.M.U.
Java nis me ditën e Hënë (nesër) ndërsa moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe intervale me diell. Reshje shiu në formë pikash të herëpashershme dhe në orët e mbrëmjes në zonën e veriut reshjet në formën e shtrëngatave.
I njejti mot vijon edhe ditën e Martë por reshjet e shiut janë të përqëndruara në zonën e veriut të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet mesatar ndërsa në qendër dhe jug në formë pikash në orët e mbrëmjes.
Ditën e Mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Në zonën e veriut për një periudhë afatshkurtër reshjet me intensitet deri të latrtë.
Java mbyllet me ditën e Enjte dhe të Premte dy ditë të cilat parashikohe me mot të kthjellët.
Për tu theksuar është se në relievet malore të veriut në lartësitë mbi 300-500metër priten dhe reshje të dendura dëborëe ditët me reshje.-përfundon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.