Parashikimi i motit për javën e parë të muajit!

103

Sipas Sh.M.U., nga dita e sotme deri ditën e enjte moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, keto më të përqendruara përgjatë relieveve malore.

Dita e premte ka një ndryshim të kushteve meteorologjike ku gradualisht do të fillojë të depërtojnë masat ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Në orët e vona të mbrëmjes në lartësin mbi 800 metra në verilindje dhe mbi 1000 metra në juglindje do të rikthehen reshjet e borës me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Ditën e premte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-10m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.