Parashikimi i motit për javën e ardhshme!

58

Java e ardhshme pritet të ndikohet nga moti i paqendrueshëm. Në parashimin javor të Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, thuhet se duke nisur nga dita e nesërme dhe deri ditën e Premte, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Moti i vranët parashikohet kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Paqëndrueshmëria e motit do të shoqërohet edhe me reshje shiu. Ditën e nesërme si dhe ditën e Enjte në zonën e jugut dhe pjesërisht atë të qendrës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Për ditët e tjera të javës, në pjesën tjetër të territorit, parashikohen reshje shiu të dobta dhe lokale më tepër në relievet kodrinore dhe ato malore.