Parashikimi i motit për fundjavën! A do të kemi mot të qëndrueshëm?

23
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ka lajme të mira për sa i përket motit në fundjavë.
Të ndikuar nga kushte atmosferike të qëndrueshme, moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, e vranësira të pakta kalimtare.
Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek.