Parashikimi i motit për fundjavën, a do të jetë kohë për plazh?

54

Situata e paqëndrueshme meteorologjike dhe temperaturat e ulëta në vendin tonë do të vijojnë, por edhe për një kohë të shkurtër. Ndonëse është ende freskët, kjo fundjavë mund të premtojë edhe rreze të ngrohta në bregdet.

Sipas sinoptikanëve, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së premte, veçanërisht në Alpe do të ketë shira lokalë, ndërsa pjesa tjetër e territorit, do të ketë kthjellime, me përjashtim të zonave të izoluara nga shira lokalë.

Moti parashikohet i kthjellët me zhvillim vranësirash kalimtare në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e lehtë e përgjatë përgjatë bregdetit e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 3 deri 4 ballë në brigjet e Jonit.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 7°C deri në 24°C

zonat e ulëta 9°C deri në 27°C

zonat bregdetare 10°C deri në 26°C