Parashikimi i motit për fundjavën

38

Kjo fundjavë do të karakterizohet nga hyrja e masave të paqendrueshme.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore të pasuara nga rrebeshe shiu.

Era do të jetë me drejtim Jug- Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie.

Dita e shtunë do të ketë mot me kthjellime e vranësira në zhvillim.

Gjatë orëve të mesditës në zonat malore e pjesërisht në ato kodrinore do të ketë reshje shiu.

Këto do të jenë në afate të shkurtra kohore dhe ne formën e shtrëngatave.

Në ekstreme të izoluara malore nuk do të mungojnë dhe rrufetë me bresher.

E diela

Ditën e diel paqëndrueshmëria do të jetë më e dukshme pasi do të përfshijë më shumë territor.

Në mesditë reshjet do të kenë karakter shtrëngatash si dhe rrufe të izoluara me breshër.

Kjo situatë do të sjellë rënie temperaturash gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e hera herës do të fitojë forcë deri 12m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.