Parashikimi i motit për fundjavën, 14-15 nëntor!

16
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se Shqipëria por edhe Rajoni i Ballkanit parashikohet që edhe këtë fundjavë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Në këtë mënyrë, moti si ditën e Shtunë ashtu dhe ditën e Diel parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.
Era përgjatë këtyre dy ditëve pritet të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe me rrahje deri në 7m/s. Temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë relativisht të ftohta, ndërsa në vlerat e mesditës në rajonin e ultësirës perëndimore nuk parashikohet të kalojnë vlerat 22-23°C.