MeteoAlb informon se vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut do të mbizotërojnë motin në vendin tonë ditën e sotme.
Në zonat veriore dhe qendrore, reshjet do jenë me intensitet të mesatar dhe të lartë.
Parashikohet që këto kushte atmosferike do të mbeten deri në orët e vona të pasdites, kur moti pritet të përmirësohet gradualisht në të gjithë territorin shqiptar.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi veri-perëndimor, duke krijuar në det një dallgëzim mbi 4 ballë.