Parashikimi i motit për ditën e premte e të shtunë!

29

SH.M.U informon se për ditën e nesërme moti në orët e para të mëngjesit do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht në relievet e larta malore në formë shtrëngatash afatshkurtër.

Megjithatë kjo paqëndrueshmëri nuk zgjat shumë dhe pjesa tjetër e ditës parashikohet të ketë mot të kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim dhe shpejtësi 1-10m/s dhe lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në 15-17m/s.

Për ditën e Shtunë parashikohet përmirësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në zonën e verilindjes.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim dhe shpejtësi 1-8m/s dhe lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në 12-15m/s.