Parashikimi i motit për ditën e nesërme

84
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë edhe për ditën e nesërme pritet që moti të jetë i vranët në të gjithë territorin (edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell).
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Intensiteti mesatar pritet kryesisht në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit. Në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 3-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre, dhe zonat luginore era intensive dhe me rrahje dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m/s. Valëzim i forcës 1-3 ballë me lartësi vale 0.8-2.2m.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 1°C deri në 10°C
zonat e ulëta 3°C deri në 16°C
zonat bregdetare 7°C deri në 16°C-njofton Sh.M.U
Article bottom Rectangle3