Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e premte 5 shkurt

240

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e premte, vendi do të jenë në ndikim të njëjtë të kushteve meteorologjike. Moti, do të nisë me vranësira e prej

mesditës më tepër kthjellime. Mjegulla e dendur, do të bëhet prezente në lugina veçanërisht në orët e para të mëngjesit.

Era, do të fryjë nga juglindja e lehtë e mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim në dete të forcës 2-3.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 2°C deri në 14°C
zonat e ulëta 3°C deri në 20°C
zonat bregdetare 6°C deri në 20°C-informon Sh.M.U