Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e premte 2 prill

104

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e premte do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites me intensitet të ulët në veriperëndm të vendit dhe përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Temperaturat parashikohen:
zonat malore 5°C deri në 19°C
zonat e ulëta 6°C deri në 21°C
zonat bregdetare 9°C deri në 20°C.-informon Sh.M.U.