Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e mërkurë 30 dhjetor

138
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e mërkurë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Reshje shiu të herëpasherëshme. Në veri dhe jug të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër reshje me intensitet të ulët. Në mbrëmje reshjet e shiut do të fitojnë intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë. Në veri në lartësine mbi 1100metra reshje bore.
Era do të fryjë me drejtim Jug – Juglindje me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës intensive deri në 12-20m/sek. Deti i forcë 5-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
vendet malore 7°C deri në 14°C
vendet e ulëta 9°C deri në 18°C
vendet bregdetare 9°C deri në 19°C