Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e mërkurë 18 nëntor!

14
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e merkurë parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime.
Reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në zonat malore dhe në jug të vendit deri në orët e mesditës. Në pasdite mot kryesisht i kthjellët.
Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave.
Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 2°C deri në 16°C
zoant e ulëta 7°C deri në 19°C
zonat bregdetare 10°C deri në 19°C