Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e mërkurë 16 dhjetor.

150
Shërbimi Meteorologjik informon se ditën e mërkurë parashikohet të ketë mot të qendrueshëm.
Të pranishme do të bëhen vranësirat e larta shtresore. Në orët e mëngjesit përgjatë luginave do të ketë prani të mjegullës.
Era, do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -1°C deri në 11°C
zoant e ulëta 4°C deri në 20°C
zonat bregdetare 8°C deri në 20°C