Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e mërkurë 11 nëntor!

25
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se dita e mërkurë në vend parashikohet me mot të kthjellët në pjesën bregdetare dhe në zonat e ulëta.
Në mesditë e pasdite përgjatë lindjes e juglindjes do të ketë vranësira mesatare e lokalisht të dendura shtresore. Në orët e mëngjesit dhe pas perëndimit të diellit, ashtu si në ditët që po lemë pas do të mbizotërojë mjegulla e dendur përgjatë luginave.
Era do të fryjë juglindje e veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet.
Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 1°C deri në 11°C
zoant e ulëta 5°C deri në 22°C
zonat bregdetare 7°C deri në 22°C