Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e enjte 8 tetor 2020! A do të vijojnë ditët me shi?

62
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se moti ditën e enjte parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Gradualisht prej orëve të mesditës nisin pakësime të vranësirave dhe kthjellimet.
Reshjet e shiut do të jenë të pranishme nga orët e para të 24 orëshit me intensitet mesatar e hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe lokale. Gradualisht në mesditë parashikohet ndërprerje e reshjeve. E pranishme në orët e mëngjesit do të jetë dhe mjegulla lokale.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e fortë në brigjet detare prej orëve të mesditës
Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë me lartësi vale 1.5 deri 2.0 metër.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 9°C deri në 20°C
zonat e ulëta 11°C deri në 28°C
zonat bregdetare 13°C deri në 27°C