Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e enjte 19 nëntor!

33
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se ditën e enjte në vend përgjithësisht do të mbizotërojë moti i qendrueshëm, i kthjellët me kalime vranësirash të pakëta e mesatare në zonat malore.
Përgjatë luginave në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes do të shfaqet mjegulla e mjegullina lokale.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 1°C deri në 12°C
zoant e ulëta 6°C deri në 21°C
zonat bregdetare 8°C deri në 20°C