Parashikimi i motit për ditën e nesërme, e enjte 17 dhjetor!

41
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se për ditën e nesërme parashikohet që moti të jetë kryesisht i kthjellët por edhe nesër nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.
Vranësirat do të jenë më tepër prezente përgjatë pjesës së parë të ditës dhe kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Era, do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -2°C deri në 10°C
zoant e ulëta 2°C deri në 17°C
zonat bregdetare 8°C deri në 17°C