Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi për të dielën do të ketë mot të kthjellët dhe plot orë me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.
E vetmja gjë që vlen për tu theksuar është se gjatë ditës së Dielë do të ketë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi deri në 18-22m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.
Kjo do të sjell ulje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.