Parashikimi i motit për ditën e nesërme! A do të vazhdojnë temperaturat e larta?

50
Shërbimi Meteorologjik ushtarak informon se ditën e enjte në vend parashikohet të mbizotërojnë masat ajrore të qendrueshme. Moti përgjithësisht, do të jetë me diell dhe vranësira të pakëta kalimtare.
Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete, i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 17°C deri në 30°C
zonat e ulëta 18°C deri në 36°C
zonat bregdetare 21°C deri në 33°C