Parashikimi i motit për ditën e nesërme!

175

Sh.M.U njofton se ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë dhe masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje e lehtë e përkohësisht mesatare përgjatë bregdetit. Valëzimi në dete i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 4°C deri në 20°C
zonat e ulëta 4°C deri në 24°C
zonat bregdetare 8°C deri në 23°C.-njofton Sh.M.U.