Parashikimi i motit për ditën e nesërme!

35

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti i mirë po mbizotëron në vend.

Situatë e këndshme parashikohet dhe ditën e diel me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Do të vijojë shkrirja graduale e dëborës prej temperaturave në rritje.

Era parashikohet të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në mesditë. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 1°C deri në 13°C
zonat e ulëta 3°C deri në 19°C
zonat bregdetare 5°C deri në 20°C.-informon Sh.M.U