Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e fundit për vitin 2020 parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferke të paqëndrueshme.
Mot i vranët dhe reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e deri të lartë në veriperëndim e jugperëndim të vendit.
Në orët e pasdites gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intenistet e territor duke marrë karakter lokal. Në lartësin mbi 400 metra në veri-verilindje dhe lartësin mbi 900 metra në juglindje reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore.
Dita e parë e viti 2021 parashikohet me mot mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Temperaturat pritet të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat e mëngjesit.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-18m/sek.