Parashikimi i motit për ditën e enjte e të premte! A do të ketë moti “surpriza”?

31

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e Mërkurë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshej shiu të izoluara përgjatë relieveve malore në Veri-Verilindje të vendit.

Dita e Enjte parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Era do të jetë nga Veri-Veriperëndim me shpejtësi 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 18m/s.