Parashikimi i motit, java nis e kthjellët dhe me rritje temperaturash!

37

Sipas MeteoAlb: Edhe nesër mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare në ultësirën perëndimore, por me kthjellime dhe vranësira më të theksuara paraqiten zonat malore përgjatë kufirit lindor. Pasditja duke dhe nata mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim i ulët.

Rajoni dhe Europa
Moti i kthjellët mbetet në gjithë Pellgun e Mesdheut. Ndërsa Europa Lindore dhe Veriore vijon me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu, herë pas here do të ketë dhe stuhi ere. Po ashtu me shira të dendur paraqitet dhe pjesërisht qendra e kontinentit.