Parashikimi i javës që vjen! A do të vijojë vapa përvëluese?

45

Shërbimi Metereologjik Ushtarak informon se vijojnë ditët e nxehta të Gushtit dhe sipas parashikimeve edhe java që presim përpara pritet të donimohet nga moti kryesisht i kthjellët, i nxehtë por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare.

Në këtë mënyrë dita e Hënë do të nis me mot të kthjellët e prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore-malore pritet të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër. Relativisht të njejta kushte atmosferike do të ketë edhe dita e Martë por reshjet e shiut do të jenë kryesisht në formë pikash në relievet e larta malore.

Dita e Mërkurë nis kthjellët por pas orëve të mesditës nisin alternimet e vranësirave të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta të herëpashershme në zonën e qendrës dhe atë të veriut. Edhe dita e Enjte nis me mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites më pas përsëri mot i kthjellët. Java mbyllet me ditën e premte me mot të kthjellët në të gjithë territorin.