Parandalohet tragjedia mes fqinjëve, nisën një konflikt me armë

50

Parandalohet një vrasje me armë mes dy komshinjve në Gramsh.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëmrizë.

Shtetasi me inicialet G.H., rrëmbeu armën dhe kërcënoi komshiun me inicialet H.A., për ta vrarë, por falë ndërhyrjes së policisë, ngjarja e rëndë u parandalua.

Agresori 52 vjeçar u vu në pranga, ndërkohë gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.